image Borrell: Retorika e përçarjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor e pengoi integrimin në BE

Rajon

Borrell: Retorika e përçarjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor e pengoi integrimin në BE

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian  për Punë të Jashtme, Josep Borrell, në shkimin e tij për fundvit ka vlerësuar që  viti që e lamë pas ka qenë “vit i tranzicionit”.

Sipas tij, në këtë vit BE-ja punoi për të ruajtur interesat dhe vlerat e saj dhe për të forcuar rendin global.

Në vitin 2021, kemi punuar për të mbrojtur interesat dhe vlerat e BE-së dhe për të forcuar një rend global të bazuar në rregulla në këtë vit tranzicioni”, ka shkruar Borrell duke thënë se kjo punë duhet të vazhdojë edhe në vitin 2022.

Ai ka përmendur edhe situatën në Ukrainë për çka thotë se “derisa konfliktet hibride po shtohen, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën ose Moldavinë për t’i rezistuar presionit nga Rusia dhe të mbajmë një qasje të palëkundur ndaj Bjellorusisë”.

Ndërsa, sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Borrell tha se rritja e retorikës dhe veprimeve përçarëse në këto shtete, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, kanë shkaktuar pengesë në integrimin evropian të tyre.

/GazetaSinjali/