image Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim - Sinjali

Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim

news image

Në Bruksel po qëndrojnë gjashtë ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosova, të cilët janë ftuar që të marrin pjesë në një drekë jo formale për herë të parë me ftesën e shefit të diplomacisë të BE-së, Josep Borrell e ku pjesë e këtij takimi janë edhe kryediplomatët e BE-së.

Pas darkës, Borrell ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë takim ndër të tjera siç kishte njoftuar Borrell do të bisedohej për Ballkanin Perëndimor dhe për ndikimin e luftës në këtë rajon si dhe krizën ekonomike.

Ai foli për propagandën e madhe ruse që ka kapluar Ballkanin Perëndimor dhe për rrezikun me të cilin ballafaqohen shtetet të cilat tashmë konsiderohen “jo miqësore” nga ana e Rusisë.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i kanë vendosur Rusisë sanksione, përpos njërës”, tha Borrell.

Kosova as që pati nevojë t’i vendoste sanksione Rusisë, pasi që ka shtete të BE’së që nuk e njohin pavarësinë e saj, por ajo e bëri një gjë të tillë”, tha kryediplomati i BE-së.

Borrell tregoi përsëri që Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe se një gjë e tillë duhet të bëhet sa më parë.

“Komisioni Evropian, pjesë e të cilit jam edhe vetë, disa herë ia ka paraqitur Këshillit Evropian se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave. Ne e përkrahim liberalizimin e vizave”, tha spanjolli.

Ai theksoi po ashtu se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuara nga Rusia, e për këtë duhet që të veprojë BE-ja, duke hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin