Kryeqyteti ukrainas i ka dhënë ish-kryeministrit britanik Boris Johnson titullin “qytetar nderi”, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Vitaliy Klitschko.
Klitschko ka thënë se Johnsonin mezi presin ta shohin sërish në Ukrainë.
”Johnson ka bërë dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur që Britania dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj. Mezi presim ta shohim sërish në Kiev”, shkroi kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram.
Ish-kryeministri britanik ka vizituar disa herë Kievin, që prej agresionit ushtarak rus në Ukrainë.