image Boris Johnson përmendet si emër i mundshëm për sekretar të NATO-s

Botë

Boris Johnson përmendet si emër i mundshëm për sekretar të NATO-s

news image

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po përmendet si emër për të qenë potencialisht sekretar i NATO-s.

Siç raporton telegrafi britanik, Johnson e ka mbështetjen e konservatorëve të lartë. Por edhe deputetët e Ukrainës duan që Johnson ta marr postin si sekretar në aleancën më të lartë ushtarake euroatlantike.

Johnson ishte shumë i ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të pushtimit rus në Ukrainë me çka Kremlini e shpalli Johnsonin si “non grata”.

E për ta marrë këtë pozitë, Johnson duhet të jap dorëheqje nga pozita e deputetit britanik.

Që të jetë sekretar në NATO, duhet që të gjitha shtetet e aleancës ushtarake ta votojnë atë.

Raportohet se Franca është më skeptike në këtë drejtim.

“Njerëzit ndoshta do të grinden për trashëgiminë e Boris Johnson për vite me radhë – por një gjë që është qartësisht e padiskutueshme është mbështetja e tij absolutisht e vendosur për Ukrainën përballë barbarisë ruse”, ka thënë Mark Francois, anëtar i komitetit të mbrojtjes.

/GazetaSinjali/