image Borë dhe temperatura -8 gradë celsius – moti për këtë javë

Kosovë

Parashikim/ Borë dhe temperatura -8 gradë celsius – moti për këtë javë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.

“Masat e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të mbesin prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit”.

“Si pasojë e prezencës së këtyre masave mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHMK.