image Borë dhe rënie temperaturash – moti në 5 ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikim/ Borë dhe rënie temperaturash – moti në 5 ditët e ardhshme

news image

Deri në fundjavë kryesisht me diell, e në vise të ulëta mundësi për mjegull edhe gjatë ditës

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e zonave anticiklonike që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot stabil dhe të kthjellët. Në vise të ulëta priten kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fundjavë, nga dita e diel, mbi Itali do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që mbi rajonin tonë sjellin mot më të ftohtë, me vranësira, e të dielën vonë nga mbrëmja aty-këtu priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore”.

Kushtet meteorologjike jo të mira për nga qarkullim ajror, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të mbajnë vlerat e cilësisë së ajrit në vlera të pashëndetshme, mirëpo kohë pas kohe do të zbresin edhe në vlera mesatare, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 16-20 janar:

16.01-18.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

19.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Vonë në mbrëmje aty-këtu mundësi për reshje të dobëta bore

20.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -4C deri -2C, ndërsa maksimalet nga 5C deri në 7C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 1C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.