image Borë dhe ngrica në rrugët e veriut të Shqipërisë

Rajon

Shqipëri/ Borë dhe ngrica në rrugët e veriut të Shqipërisë

news image

Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka njoftuar se gjatë natës së kaluar ka mbetëruar mot me temperatura të ulëta dhe erë të fortë.

Në segmentin Kuben- Vasije ka pasur reshje bore 4-5 cm e shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Gjithsesi qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.

Në jug temperatura ka zbritur deri në  minus 7 gradë celsius në disa zona, si Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur edhe erë të fortë.

ARRSH thotë se vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull./Gazeta Sinjali/