image Bordi i ZRRE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 15%

Kosovë

Bordi i ZRRE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 15%

news image

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.

Kësisoj, rryma tash e tutje apo duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për 15% bazuar në këto tarifa.

Kështu ka marrë vendim Bordi i ZRRE-së të enjten.

Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/