Bordi i Radio Televizionit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të emëruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm, ku me gjashtë vota për dhe një votë kundër, nuk ka arritur të emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Pas dorëheqjes së fundit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, Adi Krasta, RTK ka mbetur pa udhëheqësin kryesor të menaxhmentit.
Sipas Ligjit të RTK-së, drejtori i përgjithshëm ndër të tjera menaxhon veprimtarinë e RTK-së, duke marrë vendime për çështjet e organizimit, financave dhe pagave sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së, si dhe përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit, etj.
“Bordi me seriozitet të lartë do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionale për të gjetur një zgjidhje që të sigurojë funksionimin menaxherial të RTK-së, në përputhje me rregullativën ligjore”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.