image Bordi i përkohshëm i KEK-ut: I shokuar nga keqmenaxhimi i korporatës, mbi 1 mijë vende pune të paplotësuara

Biznes

Bordi i përkohshëm i KEK-ut: I shokuar nga keqmenaxhimi i korporatës, mbi 1 mijë vende pune të paplotësuara

news image

Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës thotë se është i shokuar me keqmenaxhimin e kësaj korporate, shkruan Gazeta Sinjali.

Në reagimin e këtij bordi thuhet se në KEK momentalisht janë mbi 1000 vende pune të pa plotësuara.

“Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. është shokuar qysh nga takimet e para në këtë korporatë, kur është njoftuar se KEK sh.a. ka një diskrepancë prej mbi 1000 punëtorëve më pak se sa janë paraparë me skemën në fuqi, e që kjo pa dyshim ka krijuar një situatë ku mosha mesatare e punëtorëve aktualisht është mbi 50 vjeç”, thuhet në reagim.

ky bord thotë se KEK, vetëm në fund të vitit 2018 ka humbur 4 milionë eruo në rastet gjyqësore me punëtorë.

E gjithë kjo, sipas bordit të përkohshëm, ka ardhur si pasojë e neglizhencës për të gjetur zgjidhje të bazuar ligjore me ç’rast do të evitoheshin kontestet e shumta me punëtorë,

“Më tutje punëtorët punojnë me pajisje personale mbrojtëse të vjetruara, si pasojë e mos furnizimit me to (ka mbi 5 vite që punëtorët nuk janë furnizuar) me to, dhe më skandaloze korporata paguan hiq më pak se rreth 1.5 (një e gjysmë) milion euro në vit kompanive private të cilat zëvendësojnë mungesën e një numri të punëtoreve në KEK”, thuhet në reagim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KEKINFO/posts/1538165466345269?__xts__[0]=68.ARAD94IffikWctnt-a4xgWeUF49QhpdFiT0_DY67ll57HdVnyaWVBSEWfEj2wf-Em3ksz5pwbZUFAgDC57Xjy-eCwLhUS-8AAVHqvz6BIVGwUAYy2tu2CWOqRmfrE-tdemZFiuz3PiM1rjnY7rOlpQrpashNOmtkcWZsIOf5YCEKI94jQD82S76ID0L1YYRrI4Wx5hyU41LI9NMeIouVvLH8LzGMO60eeaDGwUrc1Vuv83vAZrFDwhpsU3a2n8wuMtbOr8m1ltp9lUqqvGKOmlRFFKcQkW1zqgQ2ASNfZLsMMe9MazUH_dlvCyuege-br9U5yCiPBKPkgXe6RPtafQ&__tn__=-R