Moderatorja shqiptare Bora Zemani ndodhet në spital.
Shoqja e saj Semi mbrëmë ka postuar një foto ku mbante duart e Borë teksa ndodhej në shtratin e spitalit.
Ani pse nuk dihet ende për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë Olsa ka treguar se nesër Bora do ta prezantojë puntatën e Për’puthen. Por teksa ndodhet në spital ajo nuk ka harruar ta urojë djalin e saj që e ka me ish partnerin e parë Vin Velin.
Ajo e ka uruar atë për datëlindje nga spitali me një urim të vecantë. Edhe pse asaj i janë prishur planet për ta festuar së bashku me të, ajo këtë festë e ka shtyer për pak më vonë.
Moderatoja javëve të fundit ka qenë më e komentuara nga mediat, pas trekëndëshit të krijuar me Donaldin dhe Beatrixin.