image Bora shkaktoi dëme në rrjetin elektrik në Deçan, Ramosaj ka një njoftim për qytetarët

Kosovë

Bora shkaktoi dëme në rrjetin elektrik në Deçan, Ramosaj ka një njoftim për qytetarët

news image

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se shkaku i reshjeve të borës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet këtë të shtune, shkruan Gazeta Sinjali

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie.

Të dashur qytetarë, bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie. Ju falemnderit për mirëkuptim! BR”, ka shkruar Ramosaj./Gazeta Sinjali/