Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se shkaku i reshjeve të borës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet këtë të shtune, shkruan Gazeta Sinjali
Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie.
“Të dashur qytetarë, bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie. Ju falemnderit për mirëkuptim! BR”, ka shkruar Ramosaj./Gazeta Sinjali/