Reshjet e shiut që kanë përfshi vendin ditën e mërkurë, gjatë natës me kalimin në ditën e enjte u shndërruan në reshje bore dhe me rënie të temperaturave.
Gjatë ditës më pas parashihet të kalojnë vranësira, por nuk mungojnë intervalet me diell.
Temperaturat maksimale gjatë ditës luhaten ndërmjet 2C e 5C.
Me kalimin e frontit të ftohtë gjatë natës, frynë erëra të fuqishme veriore me hove deri në 20m/s (70km/h).