image Bonbonet me çokollatë dhe lajthi – Receta e shijshme

Receta

Bonbonet me çokollatë dhe lajthi – Receta e shijshme

news image

Këto bonbone serviren të ftohta ose të ngrira, transmeton Gazeta Sinjali.

Bonbonet janë ëmbëlsira tepër të preferuara për dashamirësit e çokollatës dhe ëmbëlsirave në përgjithësi.

Ato konsumohen me lehtësi dhe të mundësojnë të shijosh ëmbëlsinë e tyre pa u velur.

Në to bën pjesë edhe receta e bonboneve me çokollatë e lajthi dhe të pudrosura me pluhur kakao.

Përbërësit

1 çerek filxhani me sheqer ngjyrë kafe

1 çerek filxhani me ujë

2 lugë gjelle me gjalpë të freskët

1 lugë gjelle me vaj

1 lugë çaji me vanilje

100 gramë lajthi të qëruara dhe të pastruar

1 filxhan me tërshërë

1 çerek filxhani me kakao pluhur

1 çerek filxhani me miell ëmbëlsirash

Një majë luge çaji me kripë

2 lugë gjelle me sheqer të bardhë.

Përgatitja 

Në një tenxhere të vogël përzieni sheqerin ngjyrë kafe dhe ujin.

Përziejini rregullisht dhe lërini të vlojnë për një minutë, deri sa sheqeri të jetë tretur plotësisht.

Uleni zjarrin dhe shtoni vajin, gjalpin e freskët.

Përziejeni masën deri sa gjalpi të shkrihet.

Hiqeni nga zjarri dhe shtoni vaniljen.

Më pas tenxheren lëreni mënjanë.

Në një mikser shtoni lajthitë, tërshërën, kakaon, miellin dhe kripën.

Përziejini deri sa të gjitha të transformohen në pluhur.

Më pas shtoni sheqerin e shkrirë në tenxheren që keni lënë mënjanë dhe përziejeni me mikser deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.

Merrni nga pak me dorë dhe jepini formë rrumbullake.

Bonbonat vendosini në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje.

Tepsinë futeni në ngrirje dhe mbajeni për një orë.

Menjëherë pasi t’i keni nxjerrë bonbonet nga ngrirja, spërkatini me pluhur kakao ose sipas preferencës edhe me sheqer pluhur.

Servoni ose mund t’i ruani në një enë qelqi me kapak të cilën mund ta fusni në ngrirje ose në frigorifer.

Këto bonbone janë një variant më i shëndetshëm dhe më i shijshëm se alternativat e paketuara që mund të gjenden në treg./Gazeta Sinjali/