image Boksieri shqiptar para meçit me Joshuan: Jam stërvitur aq shumë sa t’ju bëj krenarë të gjithëve

Sporte Luftarake

Boksieri shqiptar para meçit me Joshuan: Jam stërvitur aq shumë sa t’ju bëj krenarë të gjithëve

news image

Kristian Prenga është vetëm pak orë larg sfidës më të madhe të karrierës së tij, teksa do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Para duelit të madh që do të zhvillohet në Xhedah të Arabisë Saudite, boksieri shqiptar u ka dërguar një mesazh tifozëve të tij, duke falënderuar për mbështetjen dhe duke premtuar se do të japë maksimumin në ring.

“Shqipe, ju përshëndes të gjithëve. Uroj të jeni mirë. Jam gati, jam stërvitur fort dhe kam punuar aq shumë sa t’ju bëj krenarë të gjithëve, si gjithmonë. Shpresoj, me Zotin përpara, se do t’ju bëj krenarë si gjithmonë”, ka thënë Prenga.

Për boksierin shqiptar, kjo përballje paraqet një mundësi të artë për t’u matur me një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror. Një paraqitje e mirë, e sidomos një fitore ndaj Joshuas, do të ishte kulmi i karrierës së tij.

Prenga ka kaluar muaj të tërë në përgatitje për këtë sfidë, ndërsa ka bërë të ditur se është i gatshëm të japë gjithçka në ring për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët.

Tashmë mbetet të shihet nëse shqiptari do të arrijë të befasojë Anthony Joshuan dhe të shkruajë historinë në një nga përballjet më të rëndësishme të vitit në boksin profesionist.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/