image Bogujevci për Driton Selmanajn: Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet - Sinjali

Bogujevci për Driton Selmanajn: Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet

news image

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka reaguar pasi Driton Selmanaj është i pranishëm në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për personat me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Sinjali.

Bugojevci e ka quajtur zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, njeri të pafytyrë e të padinjitetshëm.

“Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve”, shtoi tutje deputetja e VV-së.

Këto reagime vijnë pasi deputetët e VV-së janë shprehur se nuk do ta lejojnë Selmanajn që të hyjë në Kuvendin e Kosovës, pas disa deklaratave të tij në lidhje me çështjen e të pagjeturve ditë më parë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin