image Bloomberg: SHBA-ja i ka kërkuar Serbisë të pranojë emigrantë të dëbuar

Botë

Bloomberg: SHBA-ja i ka kërkuar Serbisë të pranojë emigrantë të dëbuar

news image

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit për të pranuar emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, raporton “Bloomberg”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të afërta me këtë çështje, këto kërkesa janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur shtete që do të pranonin persona të dëbuar nga ShBA-ja, përfshirë ata që kishin hyrë gjatë periudhës së masave mbrojtëse të vendosura nga ish-presidenti Joe Biden. Burimet që flasin për këtë çështje kërkuan të mbeten anonime për shkak të natyrës private të bisedimeve.

Më herët, “The Wall Street Journal” raportoi se Shtetet e Bashkuara kishin shqyrtuar mundësinë për të dërguar të dëbuar në disa vende të Evropës, përfshirë Kosovën dhe Moldavinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/