image Blogerja e njohur rrëfen me lot në sy momentet e vështira të abortit: Orët më të tmerrshme të jetës time

Bota e Yjeve

Blogerja e njohur rrëfen me lot në sy momentet e vështira të abortit: Orët më të tmerrshme të jetës time

news image

Gerta Shino njihet si një prej blogereve të para dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Fama e saj nisi me paraqitjen në spektaklin “Big Brother”, teksa më pas vijoi të publikotne video të ndryshme në internet, të cilat i dhanë edhe më shumë famë.

Ajo jeton prej vitesh në Norvegji me partnerin e saj, Florentin, me të cilin është martuar vitn e kaluar në Sarandë.

Në një nga video-vloget e saj të fundit të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka treguar ngjarjen e hidhur se si e humbi fëmijën e saj.

“Unë isha shtatzënë por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë as asnjë tjetër. Fëmija ishte jashtë mitre. E kam marr vesh që isha shtatzënë më datë 14 shkurt. Bëra testin dhe doli pozitiv. Unë dhe Florenti e ndjenim që nuk do ta kishim beben. Une isha 5 javëshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur por e çuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq“, ka thënë Gerta.

“U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersitje. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thoja do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilaç, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës time. Nuk merrja dot frymë, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, çohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se çka kisha. Ju thashë më çoni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja. Doja të sigurohesha që ishte mirë”, ka vazhduar më tej rrëfimin blogerja e njohur.

/GazetaSinjali/