image Blloku B-2 pritet të rikthehet në punë rreth datës 20 janar

Kosovë

Blloku B-2 pritet të rikthehet në punë rreth datës 20 janar

news image

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka shpërndarë pamje nga puna që po bëhet në Termocentralin B, e ku po asiston edhe eksperti i ardhur nga Gjermania.

Krasniqi ka bërë të ditur se punëtorët e KEK-ut po angazhohen maksimalisht dhe ka treguar se eksperti gjerman po asiston për rikthimin në punë të bllokut B-2 dhe se puna po monitorohet edhe nga ekipi i ekspertëve të KEK-ut.

Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se blloku B-2 nuk pritet të kthehet në punë deri rreth datës 20 janar.

Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/