image Kriza energjetike: Një bllok i KEK-ut nuk do të punojë deri në fund të shkurtit - Sinjali

Kriza energjetike: Një bllok i KEK-ut nuk do të punojë deri në fund të shkurtit

news image

Njësia A-3 e Termocentralit Kosova A është nxjerrë nga operimi sot pas mesnatës. Kështu ka deklaruar për Sinjalin, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Ai i tha Sinjalit se sipas planit kjo njësi pritet t’i kthehet operimit me datën 27 shkurt, por gjatë mungesës së A3-shit, KEK do të operojë me njësitë B1, B3, A4 dhe A5.

Bucolli tha se KEK-u është duke operuar me kapacitete të plota dhe se për këtë janë informuar të gjitha palët e interesit.

Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot në ora 00:00 dt. 29.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerret nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00. Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MW/h energji elektrike. Po ashtu sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”, ka thënë Bucolli.

Kujtojmë që edhe Blloku B2 kishte dalë nga funksioni në fund të vitit të kaluar. Për rregullimin e turbinës ishte angazhuar edhe një ekspert gjerman. Ky bllok iu rikthye punës më 23 janar të këtij viti.

Kosova po ballafaqohet me krizë energjetike dhe sa i përket kësaj Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar rritje të çmimit të energjisë. Në lidhje me këtë, Partia Socialdemokrate do të protestojë sot nga ora 14:00 në Prishtinë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin