Sheshi i Prishtinës “Nëna Tereza”, është bllokuar për shkak të ardhjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka arritur në Prishtinë ku do të kryej vizita me liderët politikë kosovarë.
Fillimisht, në ora 13:00 ai do të takohet me të parin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn në selinë e partisë në Prishtinë.
Takimin e fundit ndërkaq do ta ketë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Momentalisht, është bllokuar një pjesë e sheshit të Prishtinës./ Gazeta Sinjali/