Nga të reshurat e vazhdueshme të shiut sot ka rrëshqitje të dheut në Orllan saktësisht te vendi i quajtur pjesa e “Goleshit” aty ku u bllokua edhe rruga e cila lidh Orllanin me fshatin Turiçic dhe Rakinic, njoftojnë banorët e Orllanit.
Sipas banorëve Rruga Orllan- Turuçic e cila lidh edhe Kullën e Heroit Zahir Pajaziti është e bllokuar.
Banorët i bëjnë thirrje Komunës së Podujevës dhe institucioneve përkatëse te mundësojnë qarkullimin në ketë rrugë për banorët e bllokuar.