image Bllokohet një pjesë e magjistrales Prishtinë - Gjilan, shtylla elektrike bie në mes të rrugës

Kosovë

Bllokohet një pjesë e magjistrales Prishtinë – Gjilan, shtylla elektrike bie në mes të rrugës

news image

Një pjesë e Magjistrales Prishtinë – Gjilan është e bllokuar aktualisht për shkak të motit.

Gjendja me borë dhe erë dyshohet të kenë qenë shkak i rrëzimit të një shtylle elektrike në Hajvali, që ka bllokuar rrugën kryesore.

Një sinjalizues ka treguar se të gjitha veturat aktualisht janë duke përdorur rrugë alternative për shkak të gjendjes së asaj rruge. /Gazeta Sinjali/