Segmenti Prishtinë – Pejë, i autostradës “Ibrahim Rugova” është bllokuar tash e më shumë se gjysmë ore, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Sinjalit dhe është ankuar se tash e më shumë se gjysmë ore janë duke qëndruar pa lëvizur në të njëjtin vend.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për të kuptuar nëse ka ndodhur ndonjë aksident trafiku apo pse është bllokuar ky segment, por nga Zyra e Mediave na kanë thënë se nuk kanë ende ndonjë informacion./Gazeta Sinjali/