Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statovci ka bërë të ditur se gjatë raportimit të ZRrE-së kanë kërkuar informata të mëtutjeshme për kalkulimet e tyre, mbi të cilat edhe mund t’i përcjellin komentet dhe propozimet.
Statovci tha se janë duke pritur më shumë informata për mundësitë e zhvendosjes së kufirit të bllok-tarifës përtej 600 kWH.
Postimi i plotë:
Sot kishim në rapotim ZRRE-në, për të diskutuar mbi tarifat e propozuara për energjinë elektrike.
Një nga pikat e trajtuara sot, ishin deklaratat nga ZRRE në shtator, dhe sa arritën ta parashikonin situatën bazuar në trendin e cmimeve, konsumit, importit, kapacitetet gjeneruese dhe likuiditetin financiar të ndermarrjeve të rregulluara në sektor.
Kërkuam informata të mëtutjeshme për kalkulimet e tyre, mbi të cilat dhe ne mund të përcjellim komentet dhe propozimet tona.
Ne presim më shumë informata nga ZRRE për mundesit e:
– Zhvendosjes së kufirit të bllok-tarifës përtej 600 kwH
– Prezantimi i alternativave me më shume blloqe, sikurse 3. /GazetaSinjali/