image Blinken takohet nesër me shefin e NATO-s, paralajmërohet edhe konferencë për media

Politikë

Blinken takohet nesër me shefin e NATO-s, paralajmërohet edhe konferencë për media

news image

Nesër gjatë ditës pritet një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltengerg dhe atij amerikan, Antony Blinken në Oslo të Norvegjisë.

Pas këtij takimi, sipas komunikatës së lëshuar nga NATO, njoftohet që do të ketë deklarata të përbashkëta të tyre në një konferencë për shtyp.

Ndërsa, në këtë komunikatë nuk u bë e ditur arsyeja e as temat e takimit.

Vlen të theksohet se të dy sekretarët, Stoltenberg e edhe Blinken kanë dhënë deklarata edhe në lidhje me çështjen e Kosovës.

Sekretari Blinken i ka dënuar ashpër veprimet e Kosovës në veri, duke paralajmëruar për pasoja në raportet tona ndër-shtetërore.

/GazetaSinjali/