image Blinken takohet me Kuleba: Duam të sigurohemi që Ukraina të marrë atë që i nevojitet

Botë

Blinken takohet me Kuleba: Duam të sigurohemi që Ukraina të marrë atë që i nevojitet

news image

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Kiev, e treta që nga fillimi i luftës. Blinken ka filluar bisedimet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dhe pritet të takohet me Volodymyr Zelensky.

“Ne duam të sigurohemi që Ukraina të marrë atë që i nevojitet, jo vetëm për të korrur sukses në kundërsulm, por të ketë atë që i nevojitet për një afat të gjatë. Ne jemi gjithashtu të vendosur të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë ndërsa ata përpiqen të ndërtojnë një ekonomi dhe demokraci të fortë,” tha Blinken.

Gjatë udhëtimit të tij me tren për në Kiev, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken takoi kryeministren daneze Mette Frederiksen, gjithashtu në një vizitë zyrtare, për të diskutuar mbi luftën, raporton Associated Press.

Blinken e falënderoi për trajnimin e pilotëve pilotët ukrainas për përdorimin e  F-16 dhe për premtimin se do t’i dhuronte avionët luftarakë Ukrainës, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

/GazetaSinjali/