Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit, ka mbajtur një fjalim në Oslo të Norvegjisë, ku është takuar me sekretarin e përgjithsëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në hyrje të fjalimit, Blinken foli për luftën në Ukrainë, ndërsa menjëherë pas saj, iu kthye temës së Kosovës, duke i dënuar sulmet ndaj KFOR-it.
Tutje, ai u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.
“Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegët tanë italianë dhe hungarezë u lënduan në atë sulm. I ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të shpejt për të de-eskaluar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja.” – tha ai.
“Ne e përkrahim procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por eskalimi aktual e pengon dhe s’e ndihmon lëvizjet në atë drejtim.” – shto ai.