image Blinken përkrah Netanyahut: Hamasi ka vetëm një axhendë - të shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë

Botë

Blinken përkrah Netanyahut: Hamasi ka vetëm një axhendë – të shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë

news image

Kryediplomati amerikan Antony Blinken ka mbajtur fjalimin e tij në Izrael, duke qëndruar krah për krah me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë sundimin e terrorit të Hamasit,” tha Blinken.

“Hamasi ka vetëm një axhendë – të shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë.”

Megjithatë, ai paralajmëron se duhen marrë masa paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo kombësie.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të merren çdo masë paraprake të mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve, dhe kjo është arsyeja pse ne vajtojmë për humbjen e çdo jete civile,” thotë Blinken, “civilë të çdo besimi, çdo kombësie janë vrarë”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/