Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu teksa e ka shijuar ushqimin meksikan ka shpalosur detaje të ndryshme nga jeta e saj.
Përveç ushqimit, të qeshurave, batutave e përgjigjeve ndaj publikut e shumë temave të tjera, aty nuk munguan as momentet emocionuese.
Gjatë emisionit “Shija e Anës”, Deliu u emocionua duke kujtuar vjehrrën e ndjerë dhe e ndau me publikun momentin kur e kishte kuptuar se vjehrra e saj kishte ndërruar jetë.
“E kam pasur shumë vështirë dhe nuk kam ditur si të sillem me burrin. Ka qenë grua e jashtëzakonshme, më ka ndihmuar shumë në rritjen e djalit, është kthyer nga Gjermania për të qenë afër meje. Ka qenë shumë moment i vështirë vdekja e saj”, u shpreh ajo.