image Blero “zgjidh” problemin kombëtares së Kosovës: Na duhet një trajner gjerman

Kosovë

Blero “zgjidh” problemin kombëtares së Kosovës: Na duhet një trajner gjerman

news image

Siç u paralajmërua edhe më herët, këngëtari Blerim Muharremi me nofkën ‘Blero’, po servohet si analist për ndeshjen e Kosovës me Zvicrës dhe atë të Shqipërisë me Poloninë.

Ai në një studio televizive ka dhenë një “analizë” lidhur me çështjen e kombëtares së Kosovës, teksa trajneri aktual, Primozh, Gliha s’ia ka mbushur fort syrin këngëtarit.

“Unë mendoj që neve na duhet një trener gjerman, mendoj unë, një trener më i mirë në moshë që me të vërtetë që nuk i vetë lojtarët se çfarë disponimi ki, po e këqyrë çka po bëjnë në fushë”, ka iluminuar Blero futbolldashësit.

“Mendoj që neve na duhet një trener me prejardhje gjermane. Pse gjermane? Sepse neve na duhet disiplina. Ky treneri jonë i ka thënë veti gjeneral, por unë nuk mendoj ashtu”, ka vazhduar më tej ai, duke komentuar deklaratën e Gliha-s pas ndeshjes me Zvicrën.

/GazetaSinjali/