image Blero tregon një nga arsyet pse iu bashkua Big Brother VIP Kosova

Bota e Yjeve

Blero tregon një nga arsyet pse iu bashkua Big Brother VIP Kosova

news image

Këngëtari i njohur Blero i është bashkuar kastit të edicionit të dytë të spektaklit më të shikuar në vend, Big Brother VIP Kosova.

Ai gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë me disa nga 19 banorët e tjerë, ka treguar edhe njërën nga arsyet pse i është bashkuar këtij formati.

Ai tha se dëshiron që njerëzit ta njohin më mirë dhe t’i heqin paragjykimet që kanë për të.

“Sepse unë kam pasur shumë gjykim në paraqitjen time, ndoshta si qehre e rëndë. Kur të më takojnë njerëzit nga afër thonë t’i qenke djalë i mirë more”, u shpreh Blero.

/GazetaSinjali/