image Blero rrëfen momentin e sikletshëm, kur dy vajza u hodhën mbi veturën e tij

Bota e Yjeve

Blero rrëfen momentin e sikletshëm, kur dy vajza u hodhën mbi veturën e tij

news image

Vite më parë Blero ishte personazhi më i përfolur në mediat rozë.

Që nga ndarja me aktoren Teuta Krasniqi, çdo lëvizje e tij përbënte lajm.

I ftuar në “Natë vere”, Blero ka thënë se për të është shkruar aq sa ka dhënë ai por kishte raste kur gjërat dilnin nga kontrolli dhe shkrimet mund të shqetësonin familjen dhe rrethin e tij.

Një i tillë që Blero e veçoi është ai për një aksident, për të cilin u fol shumë gjatë në media.

Nga ky aksident kanë kaluar 8 vite dhe duket se tashmë çështja është mbyllur në gjykatë.

Aksidenti nuk ishte nga ata të zakonshmit pasi këngëtari kishte aksidentuar dy vajza që sipas tij ato vet ishin hedhur mbi veturën e tij.

“Është avokati im të cilin mund ta pyesni. Kjo punë ka përfunduar në gjykatë. Ato dy vajzat u hodhën mbi veturën time. Njëra u lëndua më shumë dhe e dërgova në spital me urgjencë”, tha ai.

Ndryshe i pyetur pse nuk është shumë aktiv nëpër koncerte ai ka thënë se tashmë pas kaq vitesh karrierë ai ka disa kushte që kërkon nga organizatorët dhe nuk do të këndojë më me një usb apo cd. /Gazeta Sinjali/