image Blero nuk përfill masat e qeverisë, në mes të pandemisë organizon aheng në Bistricë

Kosovë

Showbiz/ Blero nuk përfill masat e qeverisë, në mes të pandemisë organizon aheng në Bistricë

news image

Përkundër thirrjeve të shumta për të qëndruar në shtëpi këngëtari e bën atë të veten.

Dje Kosova shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar brenda një ditë nga koronavirusi, por kjo si duket nuk po çon peshë për këngëtarin e njohur, Blerim Muharremi i njohur për publikun si Blero.

 Përkundër thirrjeve të shumta për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi i cili në Kosovën ka marrë jetën e tetë personave, këngëtari e ka bërë të vetën.

Duke mos përfillur masat e qeverisë, ai së bashku me disa miq kanë organizuar një festë në Bristicë të Shalës thuajse pandemia nuk ekziston fare.

Në fotot e publikuara nga ai ndër tjerash shihet se nuk po merren parasysh as rregullat e distancimit social. /GazetaSinjali/