image Blerjet online thyen rekord për "Black Friday", shpenzohen 20 miliardë dollarë

Botë/ Blerjet online thyen rekord për “Black Friday”, shpenzohen 20 miliardë dollarë

news image

E Premtja e Zezë ishte një ditë rekordesh për blerjet online në SHBA dhe mbarë botën sipas Salesforce që gjurmon 500 milionë blerës në 30 vende të botës.

Globalisht sipas Salesforce, 20 miliardë dollarë janë shpenzuar gjatë kësaj dite në 30 vende të botës ku u vu re një rritje e ndjeshme e blerjeve nga smartfonët.

Madje mëse gjysma e blerjeve u kryen nga një smartfon.

Sipas Salesforce kjo shifër është 65%, një rritje masive me 35%.

Sipas Salesforce, marka më të përfolura janë ato teknologjike: PlayStation, Nintendo, Apple, Xbox, Google – ndërsa distributorët më të vizituar gjatë kësaj dite janë: Amazon, Walmart, Target, Gamestop, Best Buy.

Salesforce parashikon se blerjet online do të rriten me 15% gjatë sezonit të pushimeve.

Si rezultat pritet që deri në fund të vitit të arrihet 768 miliardë dollarë blerje online për vitin 2019.

E Hëna Kibernetike pritet të vendosë rekord të reja me 32 miliardë dollarë blerje online sipas analistëve.