Teksa lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës është duke vazhduar, ka raportime se Rusia po përforcohet me trupa ushtarake edhe nga vendet e tjera.
Një gjë të tillë e ka thënë edhe Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela përmes një postimi në Twitter, raporton Gazeta Sinjali.
Vela tha se duke u bazuar në raportimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thuhet se Rusia po dërgon në Ukrainë luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh.
“A do t’i ndalojë Vuçiq njësitë paraushtarake nga Serbia që t’i bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës? Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka kryer në vitet 1990”, ka shkruar Vela.
❗️According to Ukrainian General Staff: #Russia is bringing fighters from Syria, #Serbia and Artsakh to replenish troops in #Ukraine.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 13, 2022
Will #Vučić stop paramilitary units from Serbia joining ???????? invasion against ?????????
Serbia hasn’t learnt any lesson from wars it committed in 1990s.