image Bledi Mane tregon kë sheh në finalen e “Big Brother VIP”

Bota e Yjeve

Bledi Mane tregon kë sheh në finalen e “Big Brother VIP”

news image

Bledi Mane pasi u vetëlargua nga Big Brother Vip duke mos pritur rezultatin e televotimit përballë Kiarës dhe Luizit tha se nuk donte ta ndante dyshen.

Së fundmi në një lidhje telefonike për “Top Albania Radio”, ai ndër të tjera tregoi dhe se kë shikon në finale.

“Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre ti shoh në finale ndoshta do të kemi surpriza me ndonjë lojtar të ri. Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Ata janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale, fituesin nuk e di”, u shpreh Bledi. 

/GazetaSinjali/