image Bledi Mane sërish nënçmon kuzhinën e shqiptarëve të Kosovës, i reagon Nita Latifi

Bota e Yjeve

Bledi Mane sërish nënçmon kuzhinën e shqiptarëve të Kosovës, i reagon Nita Latifi

news image

Gazetari Bledi Mane është futur prej pak ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Përkundër faktit që është një figurë e pëlqyer e gazetarisë në Shqipëri, ai është një gazetarët më të urryer në Kosovë.

Kjo pasi kohë më parë, Mane kishte thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulinari (kuzhinë) të mirë, për shkak se nuk e përdorin dhe nuk e dinë se çfarë është vaji i ullirit.

Kaq kishte mjaftuar që deklarata e tij të shpërndahej me të madhe në thuajse të gjitha rrjetet sociale në Kosovë.

E teksa ka bërë një bisedë me banorët e BBVA në orët e vona, Bledi ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje, duke thënë se kulinaria e shqiptarëve të Kosovës është prapa.

Ndërkohë, ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi ajo e cila ka reaguar duke i thënë: “Bën shaka ti?”.

“Kulinaria juaj lë akoma për të dëshiruar, ju jeni te pleskavica”, ka theksuar gazetari i Top Channel.

Videoja në fjalë ka qarkulluar gjithashtu me të madhe në rrjetet sociale, ku komentet negative lidhur me deklaratat e tij kanë qenë të pashmangshme.

https://www.tiktok.com/@arjanitademi12/video/7197600677109992709

/GazetaSinjali/