image Bjellorusia teston armët e saj bërthamore

Botë

Bjellorusia teston armët e saj bërthamore

news image

Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake të martën, duke testuar gatishmërinë e armëve të saj taktike bërthamore.

Në stërvitje forcat e armatosura të Bjellorusisë kanë testuar avionët SU-25 e po ashtu edhe sistemin raketor mbrojtës Iskander, raporton AP.

Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin ka thënë se stërvitja është pjesë e një inspektimi të menjëhershëm që ishte i caktuar nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bjellorusisë.

Inspektimi i armëve të saj jotaktike nga Bjellorusia vjen një ditë pasi Rusia, një aleate e ngushtë e Bjellorusisë, ka thënë se do të fillonte testimin e armëve të saj bërthamore në fushën e betejës.

Ishte hera e parë që Rusia shpalli publikisht stërvitje që përfshijnë armë bërthamore taktike, megjithëse forcat e saj strategjike bërthamore mbajnë rregullisht stërvitje.

Armët taktike bërthamore përfshijnë bomba ajrore, koka luftarake për raketa me rreze të shkurtër dhe municione artilerie, dhe janë të destinuara për përdorim në një fushë beteje.

Ato janë më pak të fuqishme se armët strategjike – koka masive që armatosin raketat balistike ndërkontinentale dhe synojnë të zhdukin qytete të tëra.

/GazetaSinjali/