image Bixhozi i paligjshëm: Bastisje në një shtëpi në Ferizaj, Policia kap në flagrancë 13 persona

Siguri

Bixhozi i paligjshëm: Bastisje në një shtëpi në Ferizaj, Policia kap në flagrancë 13 persona

news image

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, të cilët po sfidojnë kështu shtetin, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksion i Policisë i zhvilluar në Greme të Ferizajt rezultoi me zbulimin e një lokacioni ku dyshohet se organizoheshin lojëra të fatit, me ç’rast Policia la kapur në flagrancë 13 persona.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari kryesor kishte improvizuar një lokal në shtëpinë e tij, ku bashkë me të dyshuarit e tjerë ishin pjesë e aktiviteteve të tilla të paligjshme. Me urdhër të prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit, Policia ka kryer bastisje në këtë shtëpi dhe ka gjetur pajisje që shfrytëzohen për organizimin e këtyre lojërave.

Pas përfundimit të bastisjes, një numër i madh i dëshmive janë sekuestruar, ndërsa personat e dyshuar janë dërguar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë. Ndaj pronarit të shtëpisë është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, kurse personat e tjerë që u kapën janë lënë të lirë.

Kujtojmë se ka pasur shumë raste kohëve të fundit kur Policia ka zbuluar se në lokale të ndryshme, në disa qytete e fshatra janë organizuar lojëra të tilla.

/GazetaSinjali/