image Bislimi tregon sa para u grumbulluan nga diaspora në fondin për Covid-19, vetëm Zvicra dhuroi mbi 180 mijë euro

Kosovë

Financa/ Bislimi tregon sa para u grumbulluan nga diaspora në fondin për Covid-19, vetëm Zvicra dhuroi mbi 180 mijë euro

news image

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka njoftuar se brenda një jave që nga hapja e llogarisë për mbledhjen e fondeve nga diaspora për menaxhimin e situatës me Covid-19, janë grumbulluar 321 mijë euro e 663 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Bislimi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10163598756055475