Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian do të mbajë sot mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Sinjali.
Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 09:00 janë në rend ditë nëntë pika.
Në mesin e tyre është edhe raportimi i zëvendëskryeministrit dhe kryenegociatorit në procesin e dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 14.04.2023;
3. Raportim i z.Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027, i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022, i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
6. Shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L -031 për procedurën e përgjithshme administrative, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
7. Shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
8. Shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-202 për kinematografinë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
9. Të ndryshme.