image Bislimi refuzon në moment të fundit Kosovën, pret ftesë nga Zvicra

Futboll

Bislimi refuzon në moment të fundit Kosovën, pret ftesë nga Zvicra

news image

Mesfushori i Luganos, Uran Bislimi më nuk do të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës. Kjo për shkak se 23-vjeçari ka refuzuar ftesën për ndeshjet e këtij muaji, ndonëse e kishte konfirmuar ardhjen dhe biletën.

Megjithatë, në momentet e fundit, ai ka refuzuar të jetë pjesë e grumbullimit dhe këtë e ka njoftuar nëpërmjet klubit të tij. Në njoftimin e klubit, është thënë se Bislimi nuk dëshiron ta jetë pjesë e Kosovës, pasi po e pret ftesën nga Zvicrën.

Kjo është hera e dytë që Bislimi ka refuzuar t’i bashkohet Kosovës, ndonëse në muajin nëntor kishte qenë pjesë e Kosovës dhe ishte shprehur i gatshëm për të luajtur për “Dardanët”.

“Kosova më nuk është opsion për Uran Bislimin. Ai tri herë është ftuar, ndërsa dy herë e ka refuzuar Kosovën. Në nëntor ishte me Kosovën dhe ka puthur stemën pasi ka shënuar gol, duke e konfirmuar vendimin e tij. Mirëpo, pasi ka marrë ftesën dhe ka konfirmuar fluturimin, klubi i tij, Lugano na ka dërguar një email, ky thuhet se ai nuk dëshiron ta djeg mundësinë pasi është në pritje të Zvicrës”, ka thënë menaxheri i Kosovës, Bajram Shala.

“Kjo ishte hera e fundit që Bislimi është ftuar. Ai nuk ka pasur guximin vet ta refuzojë ardhjen, por e ka bërë këtë nëpërmjet klubit”.

/GazetaSinjali/