image Bislimi: Prokuroria të merret me Abelard Tahirin, u kthye kah unë më fyu e shau

Politikë

Bislimi: Prokuroria të merret me Abelard Tahirin, u kthye kah unë më fyu e shau

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka dalë në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe tha se ish-ministri i Drejtësisë dhe shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka sharë dhe fyer pasi iu ndal mikrofoni.

“Deputeti Abelard Tahiri nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që i vendos shurdhuesin armës së tij u kthye kah unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij. Do të ishte mirë që Prokuroria të merret me këtë rast”, tha Bislimi.

/GazetaSinjali/