image Bislimi nuk tregon se a do të lejojë Qeveria mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Politikë

Bislimi nuk tregon se a do të lejojë Qeveria mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

news image

Ndonëse, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, disa herë ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë, kaq i bindur nuk është numri dy i ekzekutivit kosovar, raporton Gazeta Sinjali.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Kurti, Besnik Bislimi, ka refuzuar që të tregojë qëndrimin e tij dhe të Qeverisë për këtë çështje, duke thënë se ende nuk ka asnjë vendim.

“Derisa nuk ka vendim, unë nuk dua ta bëj publike atë çka mendon ekzekutivit. Unë e kam mendimin tim, por mendimin e them në mbledhjen e Qeverisë”, tha ai në Kanal10./GazetaSinjali/