image Bislimi mohon se refuzoi ta takonte Petkoviqin: Pala serbe nuk ishte e interesuar

Politikë

Bislimi mohon se refuzoi ta takonte Petkoviqin: Pala serbe nuk ishte e interesuar

news image

Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mohuar se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në dialog.

Bislimi thotë se takimi i përbashkët ka pasur për qëllim përgatitjen e takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton REL.

Ai shton se ka dashur të takohet me Petkoviqin, mirëpo, duket se për këtë nuk ka qenë e interesuar pala serbe, e cila më pas ka dalë para mediave, duke theksuar se Bislimi ka refuzuar.

Kjo do të konfirmohet nga vetë kabineti i Lajçakut”, u tha Bislimi gazetarëve në Bruksel.

Negociatorët kryesorë të Serbisë dhe Kosovës nuk u takuan të martën, megjithë përpjekjet e BE-së vazhdojnë për ta organizuar një takim të përbashkët.

Rreth 11 orë kanë zgjatur bisedimet mes Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/