image Bislimi: Kthimi i Listës Serbe në Kuvend e demaskoi Beogradin

Politikë

Bislimi: Kthimi i Listës Serbe në Kuvend e demaskoi Beogradin

news image

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është i ngarkuar edhe me procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel, ka thënë se kthimi i sotëm i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dëshmon se largimi i tyre ka qenë pjesë e strategjisë së Beogradit. Përveç kësaj, ai tha se është demaskim i lojërave të ndyta të autoriteteve të Serbisë para komunitetit ndërkombëtar, por edhe vetë qytetarëve serbë, të cilët e kanë votuar këtë subjekt politik.

“Për mua kthimi i Listës Serbe sot në Kuvend apo zëvendësimi i ulëseve nga vet ata, është demonstrim i qartë i argumentit tonë se largimi i tyre nuk ka pasur kurrfarë baze pakënaqësie eventuale por ka qenë pjesë e strategjisë së Beogradit. Nga momenti i largimit deri në momentin e kthimit nuk ka ndodhë kurrfarë ndryshimi. Rrjedhimisht, siç e kanë thënë vet ata, kjo është pjesë e strategjisë së tyre, pra po tregojnë se janë duke ndërtuar strategji për të dobësuar funksionalizimin e institucioneve tona”, ka theksuar Bislimi.

Sipas Bislimit ky “është demaskim edhe para komunitetit ndërkombëtar, edhe pse ata shumica e dinë se këto janë lojëra të ndyta politike të Beogradit, jo të Listës Serbe’.

“Mirëpo, ndoshta është pozitive që ky është demaskim edhe para vetë qytetarëve serbë që i kanë votuar. Mandati i deputetit kërkohet me një synim, që të promovohen e shtyhen përpara interesat e një grupi të caktuar. Lista Serbe ka shtyrë zero interesa. Me këtë i ka treguar qytetarëve se synimi im nuk është t’i shtyjë agjendat apo interesat tuaja por të pengojë agjendat e shtetit të Kosovës”, ka shtuar Bislimi në një intervistë në “RTK Prime”.

Ai ka thënë se nuk mendon që pengimi i avancimit të zhvillimit të mëtejmë të Kosovës është interes i qytetarëve serbë.

“Lista Serbe paraprakisht i ka tradhtuar votuesit e vetë për të mundur të realizojë.

/GazetaSinjali/