image Bislimi ia kërkon zyrtares franceze heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Politikë

Bislimi ia kërkon zyrtares franceze heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

news image

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ditën e sotme zëvendës drejtoren për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Marguerite Costa de Beauregard.

Zv/kryeministri Bislimi ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas njoftimit nga Qeveria, gjatë takimit u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

“U trajtua dhe rrugëtimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës si prioritet i yni, gjersa sot presim dhe dorëzimin e Raportit për Vendin”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se zëvendëskryeministri Bislimi kërkoi heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e masave.

/GazetaSinjali/