image Bislimi i pakënaqur me Raportin e BE-së: Në qeverinë tonë progresi evropian ka pasur përparësi

Politikë

Bislimi i pakënaqur me Raportin e BE-së: Në qeverinë tonë progresi evropian ka pasur përparësi

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Raporti i Progresit nga Bashkimi Evropian, përmban pasaktësi.

Sipas tij, ky raport, në disa raste ka pasur edhe “absorbim të informacioneve”, duke rekomanduar tutje edhe aprovimin e Kodit të Procedurës Penale, ndonëse i njëjti është kryer në shtator.

“Kam një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha komisionet. Kemi një situatë në gjashtë muajt e fundit, e cila nuk mund të përshkruhet me këtë fjali që e hasim në raportin e progresit. Me këtë qeveri, çështja e progresit evropian ka marrë përparësi primare”.

“Kjo vlen edhe për shifrat e zhvillimit ekonomik edhe për të hyrat buxhetore. Por edhe për statistikat që kanë të bëjnë me procesin e vaksinimit. Në Raportin e progresit përmendet marrëveshja e 30 shtatorit për targat, që nënkupton se me pak bashkëpunim kemi mundur t’i përfshijmë të gjitha të dhënat deri më 30 shtator”, shtoi Bislimi.

/GazetaSinjali/